Joe Biden shumë pranë kandidaturës për president

Amerika

Joe Biden shumë pranë kandidaturës për president

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:04
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden duket se është edhe më pranë kandidaturës për në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht polemikave të fundit.

‘’Jam shumë pranë marrjes së vendimit për t’u prezantuar përpara jush’’, deklaroi për median në Uashington ish-numri dy i Barack Obamës, pas një fjalimi të mbajtur përpara një sindikate të elektricistëve në Uashington.

I moshës 76 vjeç, ky veteran i politikës javët e fundit i ka shtuar sinjalet paralajmëruese për një kandidaturë të mundshme.

Të premten ai sqaroi se prej kohësh kishte vendosur se nëse do të hynte në garë, ai do të ishte i fundit në mesin e kandidatëve demokratë që do të shpallte kandidaturën.

Parapraket demokrate, të cilat do të vendosin kandidatin zyrtar të partisë do të përfundojnë zyrtarisht në korrik 2020.

Biden pritet t’i bashkohet një liste tashmë të gjatë pretendentësh, me 17 kandidatë të deklaruar për t’u përballur me Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit 2020./ ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat