Zbulohet një balenë me katër këmbë

Amerika

Zbulohet një balenë me katër këmbë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 11:41
Balena

Paleontologët kanë zbuluar në brigjet e Perusë një fosil të mirëkonservuar të një amfibi antik që përkon me një balenë me katër këmbë, një zbulim që plotëson njohuritë mbi trazicionin e këtij gjitari nga toka drejt oqeaneve.

Paraardhësit e balenave dhe delfinëve jetonin në tokë, para 50 milionë viteve, në rajonin e Indisë dhe Pakistanit të sotëm.

Paleontologët kanë zbuluar gjithashtu edhe në Amerikën e Veriut disa fosile që datojnë rreth 41,2 milionë vite, që lënë të mendohet që në këtë periudhë, balenat kishin humbur aftësinë për t’u ngritur dhe të ecnin mbi tokë.

Ky lloji i ri, i përshkruar në një studim të publikuar të enjten në revistën shkencore “Current Biology”, është 42,6 milionë vite i vjetër dhe plotëson tablonë e evolucionit të balenave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat