Shtëpia e Bardhë nuk dorëzon informacionin për taksat e presidentit

Amerika

Shtëpia e Bardhë nuk dorëzon informacionin për taksat e presidentit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 08:01
Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney

Shtëpia e Bardhë tha se informacioni për taksat personale të Presidentit Donald Trump nuk do t'i dorëzohet kurrë ligjvënësve demokratë.

Deklarata u bë të dielën nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney, i cili sfidoi një përpjekje të Kongresit për të mësuar më shumë rreth financave personale të presidentit.

I pyetur në programin e lajmeve "Fox News Sunday" nëse demokratët e Kongresit do të kenë sukses për të marrë informacionin mbi taksat personale të Presidentit, zoti Mulvaney tha: "Kurrë, dhe as që duhet t’i marrin."

Ai e hodhi poshtë përpjekjen e demokratëve duke e quajtur një lojë politike.

Demokratët thonë se kërkesa për të parë taksat e Presidentit Trump është e bazuar në ligj dhe e nevojshme, duke patur parasysh refuzimin e tij për të bërë publike zbuluar të dhënat e tij tatimore dhe për të hequr dorë plotësisht nga interesat e tij të biznesit./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat