Sulm masiv në Çikago, gjashtë të lënduar

Amerika

Sulm masiv në Çikago, gjashtë të lënduar

Më: 8 prill 2019 Në ora: 09:44
Çikago

Një sulm masiv raportohet të ketë ndodhur në Çikago të Amerikës. Aty janë lënduar gjashtë persona, më mesin e  tyre edhe dy fëmijë.

Besohet se dy persona hapën zjarr në një “baby shower” ku ishin duke luajtur rreth 20 fëmijë.

Mediat në ShBA njoftojnë se një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare u qëlluan gjatë sulmit.

Të lënduar kanë mbetur edhe tre burra në mes moshave 23-48 vjeç dhe një grua 29-vjeçare. Raportet tregojnë se gruaja është në gjendje kritike për jetë, ndërsa dy të rinjtë janë në gjendje të qëndrueshme, por gjendja shëndetësore e personit më të vjetër që u plagos është e panjohur. Policia tha se ende nuk ka të dyshuar lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat