Amerikë, paralajmërohen masa edhe më të ashpra për emigrantët

Amerika

Amerikë, paralajmërohen masa edhe më të ashpra për emigrantët

Më: 9 prill 2019 Në ora: 09:40
Ilustrim

“Ne po bëjmë përparim duke i bërë njerëzit të kuptojnë se kjo është një situatë emergjence”, është shprehur Trump.

“Është një rritje kolosale dhe është një rritje tepër e madhe për sistemin tonë të imigracionit, të cilën nuk mund ta lejojmë që të ndodhë”, ka shtuar tutje presidenti amerikan.

Trump theksoi se demokratët ‘lëndohen keq politikisht’ kur bëhet fjalë për çështjet e emigracionit dhe parashikojnë se mund të fillojnë të punojnë me ligjvënësit republikanë.

Pas këtyre deklaratave, Demokratët e Dhomave paditën administratën e Trump për të bllokuar shpenzimet për murin kufitar, të premtuar nga presidenti, përcjell albinfo.ch.

Gjatë këtij viti, Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufi me qëllim që të fitonte fondet e nevojshme për të filluar ndërtimin e murit. Gjithashtu Trump është ankuar se vendet e Amerikës Qendrore nuk janë duke dhënë më të mirën e tyre.

Presidenti ka kërcënuar se do të mbyllte tërësisht kufirin jugor nëse numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve që kalonin kufirin nuk do të zvogëlohej, dhe pikërisht gjatë intervistës është shprehur se nëse Meksika nuk vazhdon të ndalojë emigrantët, ai nuk do të ketë zgjidhje veçse të mbyllë kufirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat