Pence ambasadorit të Maduros: Nuk e ki vendin këtu, shko në Venezuelë

Amerika

Pence ambasadorit të Maduros: Nuk e ki vendin këtu, shko në Venezuelë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 23:35
Mike Pence

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se administrata e presidentit Donald Trump është e vendosur të rivendosë demokracinë në Venezuelë, para së gjithash përmes presionit diplomatik dhe ekonomik, por shtoi se "ende ekzistojnë të gjitha opsionet në tryezë".

Siç raporton AP, Pence u bëri thirrje Rusisë dhe të tjerëve të qëndrojnë anash kur bëhet fjala për Venezuelën.

Ambasadori venezuelas në OKB Samuel Moncada paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së se administrata e Trump kërcënon vendin e tij me një kërcënim lufte dhe "po e përgatit terrenin për pushtim".

"Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë të Donald Trump", tha ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

SHBA ftoi takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Venezuelën, për të diskutuar për përkeqësimin e situatës humanitare në atë vend.

Pence kërkoi nga KS i OKB-së të njihet si president i Venezuelës kreu i opozitës Huan Guaido.

Ai po ashtu i kërkoi OKB-së të privojë ambasadorin Moncada nga kredencialet si një përfaqësues i qeverisë së paligjshme të Nicolas Maduro.

Image

“Me gjithë respektin e madh, zoti ambasador, ju nuk duhet të jini këtu”, iu drejtua Pence diplomatit venezuelas.

“Duhet të ktheheni në Venezuelë dhe t’i transmetoni Maduro se koha e tij ka skaduar. Është koha të largohet”, porositi Pence, duke u larguar nga salla.

AP përkujton se SHBA-së i nevojitet mbështetja e 193 anëtareve të KS të OKB-së për të fituar njohjen e Guaido si president legjitim i Venezuelës, pasi deri më tash vetëm 54 prej tyre e mbështesin atë si president të përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat