Presidenti i Ekuadorit: Assange e përdori ambasadën tonë për spiunazh

Amerika

Presidenti i Ekuadorit: Assange e përdori ambasadën tonë për spiunazh

Më: 15 prill 2019 Në ora: 08:26
Julian Assange

Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka përdorur Ambasadën e Ekuadorit në Londër se ‘qendër të spiunazhit’.

Këtë e ka thënë për Guardian, Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, që ka shtuar se asnjë shtet tjetër nuk ka ndikuar në vendimin e tyre për tërheqje të azilit, por që për këtë sipas tij kanë ndikuar shkeljet e vet Assange.

Moreno ka pretenduar se qeveria e vjetër e vendit të tij ka siguruar lehtësia brenda ambasadës,  që ka shërbyer si mundësi për ‘ndërhyrje’ nga vendet tjera.

Për vendimin e tij rreth qëndrimit të Assange në ambasadë, Moreno ka thënë: “Çdo përpjekje për destabilizim është veprim i dënueshëm nga Ekuadori, sepse ne jemi shteti sovran dhe i respektueshëm në politikën e secilit vend”.

“Nuk mund të lejojmë që shtëpia jonë, shtëpia që hapi dyert, që bëhet qendër e spiunazhit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat