Gazeta që u sulmua fitoi Çmimin Pulitzer - Bota Sot
Gazeta që u sulmua fitoi Çmimin Pulitzer

Amerika

Gazeta që u sulmua fitoi Çmimin Pulitzer

Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Gazeta lokale amerikane Capital Gazette fitoi Çmimin Pulitzer për mbulimin e të shtënave masive në redaksinë e saj.

Stafi i gazetës e priti lajmin duke qëndruar i heshtur për kolegët e vrarë.

"Meqenëse lidhet me diçka tragjike, nuk ka eufori", tha gazetari Chase Cook.

Pesë anëtarë të stafit të Capital Gazette janë qëlluar dhe vrarë qershorin e kaluar, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj gazetarëve në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Çmime Pulitzer fituan edhe gazetat New York Times dhe Wall Street Journal për hetimet rreth presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pulitzer, që është çmimi më prestigjoz i gazetarisë në Shtetet e Bashkuara, iu nda edhe disa mediave tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...