SHBA lejon paditë kundër firmave të huaja në Kubë pas 20 vjetësh

Amerika

SHBA lejon paditë kundër firmave të huaja në Kubë pas 20 vjetësh

Më: 17 prill 2019 Në ora: 17:17
Mike Pompeo

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të lejojë padi kundër firmave të huaja që operojnë në Kubë në pronën e konfiskuar nga amerikanët pas revolucionit të vitit 1959, me të cilën ndërpritet një praktikë amerikane prej njëzet vjetësh në Kubë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha sot se nuk do të ripërtërijë ndalimin e një padie që ka qenë në fuqi për dy dekada. Ky vendim është një goditje ndaj Havanës dhe përpjekjeve të saj për të tërhequr investimet e huaja në Kubë.

Me këtë vendim, amerikanët do të kenë të drejtën të padisin kompanitë që operojnë nga hoteli, fabrika e duhanit, pijeve alkoolike dhe prona të tjera që Kuba i nacionalizoi pasi Fidel Castro erdhi në pushtet.

SHBA nga tani do t'i lejojë kubanët që të janë shtetas amerikanë të ngrenë akuza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat