Biden jep shenja se do të garojë për president

Amerika

Biden jep shenja se do të garojë për president

Më: 17 prill 2019 Në ora: 20:27
Joe Biden

Shenja të tjera kanë ardhur këtë javë, se është çështje kohe deri sa ish-zv.presidenti i SHBA-së Joe Biden do të deklarojë se do të kandidojë për primaret e partisë demokratike, e nëse fiton do të jetë kandidati i demokratëve për president.

Një nga këto shenja erdhi të martën kur Biden, i cili ka qenë mjaftë i afërt me lëvizjet laburiste, ka udhëtuar në Boston për të folur me punëtorët e super marketeve në pjesën jugore të New England.

Kjo nuk është e vetmja shenjë që dha Biden.

Mbështetësit e ish-zv.presidentit Biden ishin duke filmuar një reklamë në gjuhën spanjolle gjatë një vikendi në Floridën jugore. Fjalët e reklamës, duhej që të mos bëheshin publike, ku edhe aktorët të  cilët morën pjesë në filmime, nënshkruan një letër që i detyron ata të mos flisnin për atë reklamë. E sipas Politico, dyshohet se ajo ishte reklamë për fushatën e Joe Bidenit.

Madje sipas disa imazheve që u shfaqën në mediat sociale, thuhet se Biden kishte thënë se publikimi i lajmit nga Politico, mund ti prishë punë planeve të tij. Nuk është ende e qartë nëse kjo reklamë ishte me të vërtetë për fushatën e Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat