Këshilltarja e Trumpit zhvillon bisedime në Moskë - Bota Sot
Këshilltarja e Trumpit zhvillon bisedime në Moskë

Amerika

Këshilltarja e Trumpit zhvillon bisedime në Moskë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:37
Fiona Hill, këshilltarja e presidentit amerikan, Donald Trump .

Fiona Hill, këshilltarja e presidentit amerikan, Donald Trump ka udhëtuar në Rusi për të zhvilluar negociata me zyrtarë rusë, ka njoftuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më 18 prill.

Hilla ka zhvilluar bisedime në Moskë më 17 prill me disa zyrtarë rusë, duke përfshirë ndihmësin e Kremlinit, Yuri Ushakov, ka thënë Peskov.

Një zyrtar i ambasadës amerikane, që ka kërkuar të jetë anonim, ka konfirmuar vizitën e zyrtares Hill, për agjencinë e lajmeve, Associated Press.

Hill është drejtore për Çështjet evropiane dhe ato ruse në Këshillin amerikan për Siguri Kombëtare.

Peskov ka thënë se Hill dhe zyrtarët rusë kanë diskutuar çështje bilaterale dhe jo për ndonjë takim të mundshëm në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan.

Ky lajm ka ardhur në ditën kur Departamenti amerikan i Drejtësisë pritet të publikojë një version të redaktuar të raportit të Këshilltarit Special, Robert Mueller lidhur me hetimet që ka zhvilluar ai për ndonjë ndërhyrje të mundshme ruse në fushatën e Trumpit.

Moska ka mohuar të ketë pasur ndonjë rol derisa Peskov ka deklaruar më 18 prill se raporti nuk është i rëndësishëm.

“Kjo çështje nuk përbën interes për ne”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...