Barr: Mueller nuk ka gjetur se Trump pengoi drejtësinë - Bota Sot
Barr: Mueller nuk ka gjetur se Trump pengoi drejtësinë

Amerika

Barr: Mueller nuk ka gjetur se Trump pengoi drejtësinë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:40
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka sqaruar procesin e redaktimit të raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se asnjë material nuk është redaktuar në bazë të “privilegjit ekzekutiv” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Barr ka thënë se hetimet e Muellerit kanë gjetur të dhëna se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Mirëpo sipas tij, gjatë hetimeve nuk është gjetur ndonjë e dhënë se presidenti Trump apo fushata e tij kanë bashkëpunuar me përpjekjet ruse.

“Pas gati dy vjetëve të hetimit, mijëra thirrjeve të detyrueshme për intervistim, dhe intervistimeve të dëshmitarëve, këshilltari special ka konfirmuar se Qeveria ruse ka sponsoruar përpjekjet për të ndëryrë ilegalisht në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, mirëpo nuk ka gjetur se fushata e Trumpit apo amerikanë tjerë kanë qenë pjesë e tyre”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, Prokurori amerikan ka thënë se raporti i Muellerit nuk paraqet ndonjë të dhënë se Trump ka tentuar të pengojë drejtësinë gjatë hetimeve për çështjen ruse.

Ai i ka bërë këto komente pak para publikimit të një versioni të redaktuar të raportit të Muellerit.

Deklaratat e Barr-it kanë përsëritur përfundimet që ka bërë ai në përmbledhjen e dorëzuar para Kongresit amerikan më 24 mars, në të cilën pati prezantuar të gjeturat kryresore të raportit të Muellerit.

Megjithatë, demokratët kanë qenë të zëshëm pas dorëzimit të asaj përmbledhjeje dhe patën kërkuar publikim të plotë të raportit.

Raporti i redaktuar i prokurorit të përgjithshëm amerikan do t’iu dorëzohhet zyrtarëve kongresionalë, derisa do të bëhet publik për të gjithë në orën 17:00./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...