76-vjeçari akuzohet se e vrau gruan e tij në vitin 1981

Amerika

76-vjeçari akuzohet se e vrau gruan e tij në vitin 1981

Më: 19 prill 2019 Në ora: 06:18
William W. Korzon

Një burrë 76 vjeçar, u akuzua të enjten se e vrau gruan e tij para gati 40 viteve, dhe e fshehur vrasjen e saj, thonë hetuesia e shtetit të Pensilvanias në SHBA.

William W. Korzon, që jeton në pjesën lindore të të Pensilvanias, u akuzua nga gjykata për vrasjen e gruas së tij, Gloria Korzon, e cila për herë të fundit ishte parë në vitin 1981.

Willian Korzon, i cili njihet me emrin Bill, u arrestua me akuza të kryerjes së krimit, nga gjykata e qytetit Jamison, por ai po i refuzon akuzat.

Ai i ka thënë hetueseve se për herë të fundit kur e ka parë, gruaja e tij ishte nisur për në Florida, dhe më kurrë nuk e kishte parë atë.

Gloria Korzon, e cila sot do të ishte 75 vjeçare, ishte deklaruar e vdekur në vitin 1997. Vëllai i saj, Ralph Kidder, tha se arrestimi i tij i jep shpresë familjes së tij.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që jemi duke pritur për drejtësi. Deri sa ne ta zbulojmë se çka ndodhi dhe ku është ajo, nuk do të ketë paqe për neve. Ky është një hap për një vendim të drejtë” tha ai.

Korzon nuk e pranoi fajësinë, ndërsa sipas hetuesve, ata kanë prova të mjaftueshme për arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat