Pompeo: Unë kryesoj ekipin negociator me Phenianin - Bota Sot
Pompeo: Unë kryesoj ekipin negociator me Phenianin

Amerika

Pompeo: Unë kryesoj ekipin negociator me Phenianin

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:52
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se nuk ka në plan të tërhiqet nga procesi i negociatave me Korenë e Veriut. Ai i bëri komentet në përgjigje të presionit nga Pheniani që ai të përjashtohet nga bisedimet.

“Nuk ka ndryshuar asgjë. Do të vazhdojmë punën dhe negociatat. Unë mbetem në krye të ekipit. Presidenti Trump, pa dyshim, është në krye të përpjekjes së përgjithshme, por unë jam kreu i ekipit,” tha zoti Pompeo.

Reagimi i shefit të diplomacisë amerikane u bë disa orë pasi Pheniani njoftoi se do të zhvillojë provën e parë me armatime të reja që pas bisedimeve të fundit.

Më parë media shtetërore e Koresë së Veriut bëri thirrje që Uashingtoni të zëvendësojë zotin Pompeo dhe të zgjedhë dikë që është “më i kujdesshëm dhe më i pjekur në komunikim”.

Si prova ushtarake, ashtu edhe komenti në adresë të zotit Pompeo duket se janë përpjekje të Phenianit për të shtuar presionin ndaj Uashingtonit, pasi udhëheqësi Kim Jong Un caktoi një afat deri në fundit të vitit kur pret të shohë ndryshimin e politikave amerikane ndaj Koresë së Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...