Pompeo: SHBA e përkushtuar të luftojë terrorizmin - Bota Sot
Pompeo: SHBA e përkushtuar të luftojë terrorizmin

Amerika

Pompeo: SHBA e përkushtuar të luftojë terrorizmin

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:41
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara shprehin pikëllimin e tyre për viktimat e sulmeve në Shri Lankë dhe se ato janë të përkushtuara për luftimin e terrorizmit së bashku me popullin e Shri Lankës.

Së paku 290 njerëz janë vrarë dhe 500 janë plagosur në sulmet e së dielës në disa kisha dhe hotele të Shri Lankës.

Zyrtarët thanë se ato janë kryer nga shtatë sulmues vetëvrasës që i përkasin një grupi lokal militant.

Shumica e viktimave janë qytetarë të Shri Lankës, por Pompeo konfirmoi se disa prej tyre janë amerikanë.

Pompeo, megjithatë, nuk e specifikoi numrin e tyre.

Ai tha se Qeveria amerikane ofron "të gjithë ndihmën e mundshme" për Shri Lankën.

"Sot, populli ynë ndan pikëllimin me popullin e Shri Lankës. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që së bashku të luftojmë terrorizmin", tha Pompeo në një konferencë për media në Uashington.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...