Lirohet gabimisht i dënuari me 23 vite burg, kthehet përsëri vullnetarisht

Amerika

Lirohet gabimisht i dënuari me 23 vite burg, kthehet përsëri vullnetarisht

Më: 24 prill 2019 Në ora: 08:30
Cedrick Gant

Një 29 vjeçar është liruar nga një burg në Florida javën e kaluar pasi u lirua aksidentalisht. Dënimi i tij duhej të zgjaste edhe dy dekada, por pas katër ditëve në liri ai iu dorëzua vetë autoriteteve të hënën, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Fox.

Cedrick Gant u lirua pasi pati një përzierje të dokumenteve të tij të burgimit. Kjo ndodhi gjatë transferimit të tij nga burgu i Lake County në burgun Brevor County. Një nëpunës në burgun Lake County i lexoi gabimisht dokumentet e Gant, duke interpreuar mbajten e tij në burgun federal vetëm si formë paraburgimi.

Ky gabim lejoi që një gjykatës të lironte Gantin pasi që ai dukej se e kishte përmbushur dënimin e tij.

“Gjykatësi e bëri pa e kuptuar se i dënuari kishte ende dënimin 23 vjet pa e shlyer, por ëshë një gabim që mund të i ndodhë çdokujt.”, thotë John Herrel, sherifi i Lake County.

Gant ishte dënuar me 23 vjet në muajin shkurt për vjedhje të makinave dhe mbajtje të armëve gjysmë automatike pa leje.

Autoritetet janë duke bërë një hetim për mënyrën se si ishte liruar Gant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat