Presidenti Trump takon shefin e Twitterit - Bota Sot
Presidenti Trump takon shefin e Twitterit

Amerika

Presidenti Trump takon shefin e Twitterit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:21
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump me shefin e Twitterit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti në Shtëpinë e Bardhë, shefin e rrjetit social Twitter, Jack Dorsey.

Përmes një komunikate, Twitter tha se Trump dhe Dorsey diskutuan për “mbrojtjen e gjuhës së shëndoshë në komunikimin publik” para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Më herët presidenti Trump kishte akuzuar Twitterin se është “shumë diskriminues” ndaj tij.

Por, presidenti e quajti bisedën me shefin e Twitterit si një “takim të mrekullueshëm”.

“Shumë tema u diskutuan lidhur me rrjetin e tyre, dhe mediat sociale në përgjithësi”, shkroi Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...