Delegacioni tregtar i SHBA udhëton në Kinë - Bota Sot
Delegacioni tregtar i SHBA udhëton në Kinë

Amerika

Delegacioni tregtar i SHBA udhëton në Kinë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:19
SHBA

Përfaqësuesi i tregtisë së SHBA-së Robert Leitizer dhe ministri i Financave të SHBA-së Stephen Munchin do të udhëtojnë në Pekin për bisedimet tregtare që fillojnë më 30 prill, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesë thuhet se zëvendëskryeministri kinez Lu He, i cili do të udhëheqë bisedimet në Pekin javën e ardhshme, do të udhëtojë në Uashington për bisedime shtesë duke filluar nga 8 maj, sipas Reuters.

"Temat që do të diskutohen javën e ardhshme do të përfshijnë çështje të tregtisë, duke përfshirë pronësinë intelektuale, transferimin e detyruar të teknologjisë, barrierat jo-tarifore, bujqësinë dhe shërbimet", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Kina dhe SHBA kanë kërkuar një marrëveshje që do t'i japë fund luftës tregtare dhe tarifave që të dyja ekonomive më të mëdha të botës u kushtojnë miliarda dollarë, pasi ato kanë tronditur zinxhirin e furnizimit dhe tregjet financiare.

Sot më herët, këshilltari ekonomik i SHBA Larry Cudlou ka thënë se SHBA dhe Kina kanë bërë përparim në bisedime, por se është "optimist i përmbajtur" në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje.

"Ne ende nuk e kemi arritur këtë marrëveshje, por kemi bërë përparim të madh", tha Cudlou.

SHBA ka kërkuar që Kina të ndërmarrë një numër ndryshimesh, duke filluar nga zvogëlimi i subvencioneve industriale për të parandaluar transferimin e detyruar të teknologjisë, që sipas Uashingtonit kompanitë amerikane kërkojnë të hyjnë në tregun kinez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...