Joe Biden edhe zyrtarisht kandidat për president të ShBA-ve

Amerika

Joe Biden edhe zyrtarisht kandidat për president të ShBA-ve

Nga: F.B Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:09
Joe Biden

Ish – zëvendës presidenti i ShBA-ve dhe senatori shumëvjeçar Joe Biden edhe zyrtarisht ka paraqitur kandidaturën në “garën” për president të ShBA-ve, njofton AP transmeton “Bota Sot”

Në këtë mënyrë deri më tani ai është demokrati më i shquar që do përpiqet të zë vendin e Donalt Tramp në zgjedhjet e 2020 në Amerikë.

Vendimi për kandidim është fushata e tretë e Xhozef Baiden pas dy përpjekjeve në vitin 1988 dhe atë 2008, për nominim në Partinë Demokratike dhe me paraqitjen iu dha fund spekulimeve për synimin për hyrje në Shtëpi të Bardhë.

Joe Biden ka theksuar se do kandidoj si „demokrat Obama-Baiden“ që ishte progresiv edhe pragmatik. Ai dëshiron të jetë shtyllë ndërmjet votuesve të bardhë të klasës punëtore dhe të rinjve të votuesve shumë llojesh që votuan Obamën. Nëse Joe Biden (76) fiton do të jetë presidenti më I vjetër I ShBA-ve në historinë e deritashme.

Si mësohet ish zëvendës presidentin amerikan Baiden më së shumti e mbështesin pakicat dhe personat e moshës së vjetër.

Biden për 36 vjet rresht ishte pjesë e Senatit amerikan, ndërkohë që për 8 vite ishte zëvendës president në kohën e presidentit Barak Obama.

Si anëtar i Këshillit të Politikës së Jashtme në Senatin amerikan ai ka mbështetur intervenimin në Bosnje dhe ka mbështetur edhe lobuar fuqishëm për interesat e shqiptarëve të Kosovës, Por ishte kundër intervenimit amerikan në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat