Trump: Rritja ekonomike tejkalon të gjitha pritshmëritë

Amerika

Trump: Rritja ekonomike tejkalon të gjitha pritshmëritë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 18:35
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot shifrat e pabesueshme të rritjes ekonomike amerikane në tremujorin e parë, që në nivelin 3,2% tejkaloi parashikimet e analistëve.

“Kjo është një shifër e pabesueshme”, deklaroi Trump që nga baza ushtarake “Andrews”, pranë Uashingtonit, para se të fluturonte për në Indiana.

“Ne kemi një rritje ekonomike fantastike dhe një inflacion shumë të ulët. Ekonomia jonë po ecën shumë mirë”, theksoi presidenti amerikan. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat