SHBA mbështet thirrjen për grusht-shtet në Venezuela

Amerika

SHBA mbështet thirrjen për grusht-shtet në Venezuela

Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:57
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha sot se qeveria amerikane mbështet ftesën e liderit të opozitës venezuelase Huan Guaido për kryengritjen e ushtrisë kundër qeverisë venezuelase.

Pompeo tha në Twitter se SHBA mbështet plotësisht thirrjen e Guaido për fillimin e “Operacionit Liria”, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Venezuelës në kërkimin e tij për liri dhe demokraci.

Qeveria e presidentit Donald Trump u ka bërë thirrje prej janarit vendeve të huaja që të njohin Guaido për president të Venezuelës.

Guaido sot më herët doli në rrugë i shoqëruar nga një grup i vogël ushtarësh, pasi ai i bëri thirrje ushtrisë për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Mbështetje për Maduro-n kanë shprehur Kuba dhe Bolivia, ndërsa Kolumbia i bëri thirrje ushtrisë venezuelase ta mbështesë Guaido.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat