Gara për Shtëpinë e Bardhë, kandidati i parë homoseksual vjen nga demokratët

Amerika

Gara për Shtëpinë e Bardhë, kandidati i parë homoseksual vjen nga demokratët

Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Fushata presidenciale e kryebashkiakut Pete Buttigieg në SHBA ka pushtuar kopertinën e revistës “Time”. Arsyet shpjegohen që në titull, sepse është e pagjasë, e patestuar më parë dhe e paprecedentë.

Pete Buttigieg është personi i parë i deklaruar gay që bën një përpjekje serioze për Shtëpinë e Bardhë. “Zoti – është shprehur ai, – nuk ka një parti politike”, duke nxitur kështu që në fillim zemërimin e udhëheqësit evangjelist Franklin Graham, i cili mësyu “Twitter”-in me mesazhet se të jesh homoseksual është diçka për t’u penduar e jo për t’u mburrur, apo politizuar.

I shqetësuar nga hovi që po merr kjo fushatë provokatori i ekstremit të djathtë Jacob Wohl – thotë “Time”, – u kap së fundi duke tentuar të fabrikonte akuza për agresion seksual në adresë të Buttigieg, me qëllimin t’ia ngadalësonte atij hapin.

Për disa amerikanë, megjithatë, ai mund të jetë thjesht njeriu i duhur që të mposhtë demonët e Amerikës. Në një garë me më shumë se 20 kandidatë, duke përfshirë 6 senatorë, 4 kongresmenë dhe dy guvernatorë, Buttigieg ka arritur që nga një i panjohur të kthehet në një konkurrent, i cili po avancon me shpejtësi në kampin demokrat, duke lënë pas kandidatë edhe më të spikatur e duke u renditur tani pas Joe Biden dhe Bernie Sanders.

Ai flet 8 gjuhë të huaja, përfshirë norvegjishten dhe arabishten, e thotë se ka më tepër eksperiencë qeverisjeje sesa Trump. Mundësitë po i rriten ndjeshëm. Nuk janë të paktë demokratët e uritur për ndryshime në këtë gjeneratë dhe dy garuesit përpara tij janë dy herë më të mëdhenj në moshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat