Amerikanët rrëzojnë raketën me laser

Amerika

Amerikanët rrëzojnë raketën me laser

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka testuar me sukses një prototip të armës laser që mund të shkatërrojë raketa, transmeton televizioni "Star".

Sipas raporteve, testet u mbajtën në një poligon në New Mexico. Në manovra, një sistem i veçantë nga toka ka shkatërruar disa raketa ajër-ajër.

"Forcat Ajrore të SHBA njoftuan se sistemet e armëve me laser janë të afta të mbrojnë gjuetarët amerikanë dhe avionë të tjerë nga kërcënimet në të ardhmen. Gjatë testit, disa raketa ajër-ajër janë rrëzuar me sukses”, transmetojnë mediat e huaja.

Kompania "Lockheed Martin" ishte përgjegjëse për zhvillimin e modeleve më të fundit të armëve laser.

Sipas ekspertëve të kompanisë, sistemi do të sigurojë sigurinë e forcave ajrore të aviacionit, si dhe do të kapë raketa ajër-ajër dhe tokë-ajër.

Sipas llogaritjeve të tyre, është planifikuar që sistemi i fundit të jetë pjesë e armatimeve amerikane në gjysmën e dytë të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat