Çifti që i dha jetë zonës së shkretuar, mbollën 2 milion pemë

Amerika

Çifti që i dha jetë zonës së shkretuar, mbollën 2 milion pemë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 19:09
Pylli

Ishte një zonë e shkretuar, por sot lulëzon nga gjelbërimi i pemëve.

Një çift arriti që të rijetëzojë në pyll një zonë të shkatërruar duke mbjellë 2 milion pemë.

Bëhet fjalë për një zonë të Brailit, ku çiftit iu deshën 20 vite punë për të arritur në atë që është aktualisht.

Fotografi  Sebastião Ribeiro Salgado  u tmerrua kur zbuloi se një zonë pyjore që i përkiste prindërve të tij ishte shpyllëzuar tërësisht.

Kështu që ai dhe gruaja e tij, Leila mbollën pemë në parcelën prej 1745 hektarë përreth fermës së familjes së tij, duke përdorur vetëm farëra nga ai rajon.

Dhe tani 20 vite më shumë, pylli është kthyer në një “parajsë” tropikale, madje aty janë kthyer insektet dhe zogjtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat