Trumpi i kishte humbur 1 miliard Dollarë për 10 vjet

Amerika

Trumpi i kishte humbur 1 miliard Dollarë për 10 vjet

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:13
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

New York Times ka zbuluar që bizneset kryesore të Trumpit, përfshirë kazinot, hotelet dhe apartamentet, i humbën mbi 1 miliard Dollarë prej 1985-s deri më 1994.

Bizneset e Donald Trumpit pësuan humbje prej më shumë se 1 miliardë Dollarësh nga 1985-a deri më 1994, duke i lejuar që t’i shmangej taksave të të ardhurave për 8 nga 10 vitet, ka raportuar New York Times të martën.

Trumpi kishte deklaruar humbje prej 250 milionë Dollarësh në dy vite rresht, më 1990 dhe 1991, sipas regjistrave.

Raporti i New York Times vjen mes betejës së madhe të Demokratëve kundër administratës së Trumpit në kongres në lidhje me publikimin e taksave të presidentit.

Demokratët duan taksat e Trumpit si pjesë e hetimeve për konflikt të mundshëm interesi që do të paraqiste vazhdimi i pronësisë së interesave biznesore të tij, derisa shërben si president.

Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur menjëherë në pyetjet e bëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat