Kongresi dënon për mosbindje Prokurorin e Përgjithshëm William Barr

Amerika

Kongresi dënon për mosbindje Prokurorin e Përgjithshëm William Barr

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:40
Ilustrim

Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve vendosi sot të dënojë kreun e Departamentit të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm William Barr, për mosbindje ndaj Kongresit.

Departmenti i Drejtësisë refuzoi të dorëzojë kopjen e plotë pa shkurtime të raportit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Menjëherë pas votimit për dënimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump përdori privilegjin ekzekutiv për të mos lejuar dorëzimin e materialeve të kërkuara nga Komisioni Juridik.

Mosbindja ndaj Kongresit është një shkelje ligjore, e cila shoqërohet me një gjobë deri në 1 mijë dollarë dhe me 12 muaj heqje lirie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat