Nuk iu bind Kongresit amerikan, dënohet Prokurori i Përgjithshëm

Amerika

Nuk iu bind Kongresit amerikan, dënohet Prokurori i Përgjithshëm

Më: 8 maj 2019 Në ora: 22:13
William Barrill

Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara vendosi të dënojë kreun e Departamentit të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm William Barrill, për mosbindje ndaj Kongresit.

Departmenti i Drejtësisë refuzoi të dorëzonte kopjen e plotë pa shkurtime të raportit të Robert Mueller-it për hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane. Mosbindja ndaj Kongresit është një shkelje ligjore, e cila shoqërohet me një gjobë deri në 1 mijë dollarë dhe me 12 muaj heqje lirie.

Kjo shënon një përshkallëzim të ri të marrëdhënies së tensionuar mes Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët dhe Presidentit republikan Donald Trump dhe administratës së tij, të cilën kundërshtarët politikë po përpiqen ta hetojnë.

Raporti i Mueller-it tregoi përfundimin se as Trumpi dhe as fushata e tij nuk bashkëpunuan me Rusinë për ta ndihmuar atë të fitojë Shtëpinë e Bardhë, por nuk arriti në përfundimin nëse Donald Trump, si President, pengoi drejtësinë, duke u përpjekur t’i vinte fre hetimit 22-mujor të Prokurorit të Posaçëm.

William Barr vendosi vetë se gjetjet e raportit nuk garantonin akuza për pengim të drejtësisë nga Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat