Venezuelë, arrestohet nënkryetari i Kuvendit Kombëtar

Amerika

Venezuelë, arrestohet nënkryetari i Kuvendit Kombëtar

Më: 9 maj 2019 Në ora: 08:55
Venezuelë

Nënkryetari i Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, Edgar Zambrano është arrestuar nga policia ndërsa ishte akoma në makinën e tij. Ka qenë vetë lideri i opoziës, i vetëshpallur president i Asamblesë, Juan Guaido, i cili ka bërë të ditur lajmin në Twitter.

“Me të njëjtin veprim, uzurpuesi kërkon të godasë institucionin e vëtëm demokratik legjitim të votës popullore”-shkruan Guaido.

Lideri i Venezuelës ka shtuar se regjimi i presidentit Nikolas Maduro tenton të dobësojë fuqinë përfaqësuese të gjithë venezuelianëve, por nuk do t’ia arrijë, shkruan më tutje Guaido.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat