Pompeo: Nuk duam luftë me Iranin - Bota Sot
Pompeo: Nuk duam luftë me Iranin

Amerika

Pompeo: Nuk duam luftë me Iranin

Më: 10 maj 2019 Në ora: 08:13
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Shtetet e Bashkuara kërcënuan Iranin me përgjigje "të shpejtë dhe vendimtare" në rast të ndonjë sulmi, por, në të njëjtën kohë, iu bënë thirrje udhëheqësve të këtij vendi të ulen për bisedime.

"Regjimi në Teheran duhet ta kuptojë se çdo sulm i tij apo milicive të tij kundër interesave ose qytetarëve amerikanë do të marrë përgjigje të shpejtë dhe vendimtare nga SHBA-ja", tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

"Ne nuk duam luftë. Por, Irani, për 40 vjet, ka vrarë ushtarë amerikanë, ka sulmuar objekte amerikane dhe ka marrë pengje amerikane dhe një gjë e tillë është përkujtues i vazhdueshëm se ne duhet të mbrohemi", tha Pompeo.

Komentet e Pompeos vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u ka kërkuar udhëheqësve iranianë që "ta thërrasin".

Tensionet midis dy vendeve janë rritur edhe më shumë pasi SHBA-ja i ka vënë sanksione të reja Iranit më 8 maj, në ditën kur Teherani ka thënë se heq dorë nga disa angazhime që i parasheh marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Uashingtoni tashmë ka kufizuar eksportet e naftës në Iran, që janë burimi më i madh i të ardhurave në këtë vend.

Ushtria amerikane ka dërguar po ashtu një aeroplanmbajtëse në ujërat pranë Iranit.

Teherani nuk iu është përgjigjur ende deklaratave të fundit nga Pompeo dhe Trump.

Por, më herët ka kërcënuar se do të pasurojë uranium më pranë niveleve të armëve brenda 60 ditësh, nëse fuqitë botërore dështojnë të negociojnë kushte të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...