KANADA – Hapen 107 000 vende pune në prill, papunësia në rënie me 5,7% - Bota Sot
KANADA – Hapen 107 000 vende pune në prill, papunësia në rënie me 5,7%

Amerika

KANADA – Hapen 107 000 vende pune në prill, papunësia në rënie me 5,7%

Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:41
Foto ilustruese

Ekonomia kanadeze hapi 107 000 vende të reja pune në prill, një shifër shumë më e lartë se parashikimi  dhe shkalla e papunësisë shënoi rënie me 0,1 pikë përqindjeje në 5,7%, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave.
Këto shifra janë shumë më të larta se parashikimet e ekonomistëve të cilët prisnin 15 000 vende të reja pune në muajin prill dhe një normë të pandryshueshme të papunësisë.
Papunësia shënoi rënie pavarësisht nga një rritje mujore prej 0, 5% e popullsisë në kërkim të një vendi pune, bën të ditur Statistika e Kanadasë.
Personat të cilët përfituan më tepër nga kjo rritje e konsiderueshme e vendeve të punës regjistrohen të rinj mes moshës 15 dhe 24 vjeç, të cilët ishin më shumë se 47 000 në prill për të zënë një vend pune, kryesisht  për shkak të rritjes së punësimit me kohë të pjesshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...