Nëna ther vajzën 5 ditëshe, shokon me atë që thotë

Amerika

Nëna ther vajzën 5 ditëshe, shokon me atë që thotë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 06:35
Hiralbahen Bhavsar

Nëna vret vajzën vetëm 5 ditëshe, duke thënë se gjithçka e bëri pasi nuk donte që të kishte më fëmijë. 29-vjeçarja Hiralbahen Bhavsar, u arrestua në Little Ferry, të New Jersey, SHBA, pasi theri me thikë kuzhine vajzën e sapolindur.

Pas krimit, gruaja, lajmëroi policinë duke thënë se i shoqi po e rrihte dhe se kishte frikë se mos i bënte ndonjë gjë vajzës së tyre.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes fillimisht arrestoi burrin si të dyshuar për gjithë sa kishte ndodhur, deri sa gruaja duke dalë nga dhoma tjetër tregoi gjithçka. Kështu agjentët u përballën me skenën makabre, të trupit të pajetë të vogëlushes.

Familjarët e gruas treguan se po darkonin të mërkurën mbrëma, kur vogëlushja nisi të qante. Kështu nëna u ngrit dhe shkoi në dhomën e saj, ku të gjithë mendonin se po i jepte gji, por ajo i mori jetën.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje në polici, deklaroi se e vrau, pasi nuk donte që të kishte fëmijë tjetër, pasi i kishte dy.

Dyshohet se pas lindjes, 29-vjeçarja kishte pësuar depresion, por pavarësisht kësaj u arrestua nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat