Avokati i Trumpit anulon vizitën në Ukrainë - Bota Sot
Avokati i Trumpit anulon vizitën në Ukrainë

Amerika

Avokati i Trumpit anulon vizitën në Ukrainë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:25
Avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, Rudy Giuliani

Avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, Rudy Giuliani thotë se ka anuluar vizitën në Ukrainë.

Duke folur në televizionin amerikan, Fox News, Giuliani tha se ai “nuk do të shkoj”, sepse do të “gjendesha në mesin e një grup njerëzish që janë armiq të presidentit... dhe në disa raste, armiq të Shteteve të Bashkuara”.

Demokratët kishin kritikuar planet e Giulianit për të vizituar Ukrainën, pasi gazeta New York Times, e citoi Giulianin të ketë thënë se ai në Ukrainë do të shkojë për të inkurajuar hetimet nga qeveria e presidentit të ardhshëm, Volodymyr Zelenskiy.

Njëra nga hetimet ka origjinën në hetimin e këshilltarit të posaçëm amerikan, Robert Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje, dhe tjetra lidhur me përfshirjen e djalit të kandidatit demokrat për president, në zgjedhjet e vitit 2020, Joe Biden, në një kompani të naftës që është në pronësi të oligarkëve ukrainas.

Kongresisti demokrat, Jorred Nadler tha se politika amerikan “është në gjendje të keqe” nëse avokati i presidentit kërkon ndërhyrjen e jashtme në zgjedhjet amerikane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...