Guaido kërkon bashkëpunim me ushtrinë amerikane

Amerika

Guaido kërkon bashkëpunim me ushtrinë amerikane

Më: 11 maj 2019 Në ora: 21:57
Foto

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë Juan Guaido, thotë se ai përmes ambasadorit të tij politik në Uashington udhëzoi që menjëherë të hapte bisedime me ushtrinë amerikane, shkruan AP.

Guaido tha të shtunën se ai i kërkoi ambasadorit të tij Carlos Vecchio të hapte "komunikime të drejtpërdrejta" drejt koordinimit të mundshëm me ushtrinë amerikane.

Guaido i mbështetur nga SHBA po udhëheq një fushatë për të rrëzuar presidentin Nicolás Maduro.

Në ditët e fundit forcat e sigurisë të Venezuelës arrestuan nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Edgar Zambrano. Ligjvënësit e tjerë gjithashtu u orvatën për strehim në ambasadat e huaja mes frikës së përtërirë të një goditjeje pas një rebelimi të pasuksesshëm ushtarak.

Guaido thotë se po mban "të gjitha opsionet në tryezë" për të hequr Maduro nga pushteti, duke përsëritur gjuhën e përdorur nga Presidenti i SHBA Donald Trump dhe këshilltarët e tij kryesorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat