SHBA, ilaçeve të shtrenjta do t’ju shfaqet edhe çmimi në reklama televizive - Bota Sot
SHBA, ilaçeve të shtrenjta do t’ju shfaqet edhe çmimi në reklama televizive

Amerika

SHBA, ilaçeve të shtrenjta do t’ju shfaqet edhe çmimi në reklama televizive

Më: 12 maj 2019 Në ora: 22:22
Ilustrim

SHBA-ja së shpejti do të detyrojë kompanitë farmaceutike të përshkruajnë çmimin e medikamenteve në reklamat televizive, një masë e ‘’transparencës historike’’ e cilësoi presidenti Donald Trump.

Masa është pjesë e një politike të qeverisë amerikane për të luftuar abuzimin me çmimin e barnave, shpesh më të larta në SHBA sesa në shtetet fqinje, Kanada dhe Meksikë.

Çmimi duhet të shfaqet në fund të reklamave shoqëruar edhe me efektet anësore që tashmë janë të detyrueshme të përmenden. Në SHBA reklamat për medikamentet zënë çdo ditë hapësirë televizive në ekranin e vogël.

Masa detyruese, e cila do të zbatohet brenda 60 ditësh, përfshin barna me çmim më të ulët se 35 dollarë për trajtim normal ose mujor, përcjell atsh.

“Pacientët amerikanë kanë të drejtë të informohen për çmimin e medikamenteve që ata marrin’’, pohoi sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...