“Është koha që të ngrihemi”, thërret ushtarët gjenerali venezuelas - Bota Sot
“Është koha që të ngrihemi”, thërret ushtarët gjenerali venezuelas

Amerika

“Është koha që të ngrihemi”, thërret ushtarët gjenerali venezuelas

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:11
Venezuelë

Një gjeneral i Venezuelës ka ftuar forcat e armatosura të vendit të tij për t’u ngritur kundër Presidentit Nicolas Maduro.

Ramon Rangel që përmes një video ka identifikuar vetën si gjeneral i forcave të armatosura, ka thënë se Qeveria është duke u kontrolluar nga “diktatura komuniste” në Kubë – aleat kyç i Maduros, shkruan Euronews.

“Ne duhet që ta gjejmë mënyrën që ta heqim qafe frikën, të dalim në rrugë dhe të protestojmë, të synojmë një bashkim ushtarak për të ndryshuar sistemin politik”, ka thënë Rangel derisa në dorë mbante një kopje të Kushtetutës.

“Është koha që të ngrihemi”, dëgjohet duke thirrur ai.

Presidenti Maduro ka pasur në masë të madhe deri tash përkrahjen e ushtrisë për të mbajtur pushtetin megjithë kolapsin ekonomik të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...