Ndotja e ajrit në Meksiko Siti detyron banorët të qëndrojnë brenda - Bota Sot
Ndotja e ajrit në Meksiko Siti detyron banorët të qëndrojnë brenda

Amerika

Ndotja e ajrit në Meksiko Siti detyron banorët të qëndrojnë brenda

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Zyrtarët në Meksiko Siti kanë shpallur emergjencë të ambientit pasi ndotja e ajrit në kryeqytetin meksikan ka arritur nivele të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Ata kanë bërë thirrje për të qëndruar në ambiente të mbyllura dhe kanë treguar se vetëm një numër i veturave mund të qarkullojnë në qytet.

Kësaj situate është thënë t’i ketë kontribuuar edhe zjarri në pyjet e afërta.

Në zonën kryesore të këtij qyteti besohet se jetojnë rreth 21 milionë persona.

Nivelet e ndotjes së ajrit patën rënë dukshëm në vitet 1990 në këtë vend, derisa së fundmi është raportuar se vlerat janë rritur sërish.

Kryetarja e këtij vendi, Claudia Sheinbaum ka konsideruar pezullimin e orëve mësimore nëse situata përkeqësohet.

Ajo ka thënë se edhe tash nxënësit nuk po lejohen të largohen nga shkolla gjatë pushimit mes orëve mësimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...