Kongresi amerikan kërkon informacione lidhur me Iranin

Amerika

Kongresi amerikan kërkon informacione lidhur me Iranin

Më: 15 maj 2019 Në ora: 19:45
Ndërtesa e Kongresit amerikan.

Liderët kryesorë në Kongresin amerikan do të njoftojnë për gjendjen në Lindje të Mesme, teksa ligjvënësit kërkojnë përgjigjje nga Shtëpia e Bardhë rreth hapave që ka marrë presidenti amerikan, Donald Trump kundrejt Iranit.

Disa burime të agjencisë së lajmeve, Associated Press kanë thënë të mërkurën se liderët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit kanë kërkuar që të informohen nga administrata.

Pompeo: Nuk duam luftë me Iranin

Një gjë e tillë është planifikuar të ndodhë në kohën e rritjes së tensioneve në Gjirin Persik, dhe një vargu kërcënimesh të paspecifikuara që administata e Trumpit beson se janë të lidhura me Iranin.

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar të mërkurën gjithë stafin jo të domosdoshëm që të largohet nga Iraku. Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë pozicionuar një aeroplanmbajtëse dhe disa pajisje tjera në këtë rajon.

SHBA largon stafin "jo të domosdoshëm" nga Iraku

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë gjendje në një takim me dyer të mbyllura të mërkurën dhe kanë kërkuar më shumë përgjigjje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat