Momenti prekës: Veterani i ushtrisë nuk mund ta kujtojë emrin e të birit - Bota Sot
Momenti prekës: Veterani i ushtrisë nuk mund ta kujtojë emrin e të birit

Amerika

Momenti prekës: Veterani i ushtrisë nuk mund ta kujtojë emrin e të birit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 00:52
Veterani i ushtrisë nuk mund ta kujtojë emrin e të birit

Ky është një moment prekës kur një veteran i ushtrisë amerikane që vuan nga demenca, nuk mund ta kujtojë emrin e djalin e tij.

Kenneth Keene Sr, 70-vjeç nga Filadelfia, ishte diagnostifikuar me demencë në vitin 2014, kurse këto ditë është filmuar nga i biri duke biseduar me të derisa po udhëtonin me veturë.

E kur pyetet nga i biri se si e ka emrin, ai gjithmonë me buzëqeshje i përgjigjet, “John”.

Videoja është pjesë e disa serive në YouTube të prodhuara nga Keene, 47-vjeç, me qëllimin e vetëm që t’ia dokumentoj botës se sa e vështirë është sëmundja e demencës.

Videoja fillon kur 70-vjeçari e pyet birin e tij nëse e di se kush është ai. E ndërkaq kur ai e pyet veteranin e luftës se cili është emri i tij ai insiston me “John”. Më e dhimbshëm është fakti që vazhdimisht me buzëqeshje jepte përgjigjen e njëjtë e biri i tij mundohej ta bindte se e ka gabim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...