Trump: SHBA-ja nuk ka kërkuar asnjëherë të angazhohet në dialog me Iranin - Bota Sot
Trump: SHBA-ja nuk ka kërkuar asnjëherë të angazhohet në dialog me Iranin

Amerika

Trump: SHBA-ja nuk ka kërkuar asnjëherë të angazhohet në dialog me Iranin

Më: 20 maj 2019 Në ora: 20:58
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se SHBA-ja nuk është përpjekur asnjëherë të angazhohet në një dialog me Iranin, duke shtuar se Teherani duhet të bëjë hapin e parë nëse dëshiron të negociojë me Uashingtonin.

“Media e lajmeve të rreme ka për zakon të publikojë informacione false, pa asnjë njohuri mbi këtë çështje, sipas të cilave SHBA-ja po përpiqet të nxisë negociata me Iranin. Ky informacion është fals. Irani do të na thërrasë vetë nëse dhe kur të jetë gati”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...