Trump paralajmëron Meksikën: Ndali migrantët ose do të përgjigjesh - Bota Sot
Trump paralajmëron Meksikën: Ndali migrantët ose do të përgjigjesh

Amerika

Trump paralajmëron Meksikën: Ndali migrantët ose do të përgjigjesh

Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:07
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Meksika nuk po bën asgjë për të ndalur migrantët e jashtëligjshëm të cilët arrijnë në kufirin jugor me Shtetet e Bashkuara.

Trump tha se shumë shpejt Meksika do të përgjigjet për këtë.

“Qëndrimi i Meksikës është se njerëzit nga vende të tjera, përfshirë Meksikën, duhet të kenë të drejtën të hyjnë në SHBA dhe që taksapaguesit amerikanë duhet të jenë përgjegjës për shpenzimet e mëdha që lidhen me migrimin ilegal. Meksika është gabim dhe së shpejti do të jap një përgjigje", tha Trump përmes një postimi në Twitter.

Ai nuk e shtjelloi më shumë se për çfarë përgjigje bëhet fjalë.

Meksika aktualisht është nën presion nga Shtetet e Bashkuara për ndaluar njerëzit që të mos i drejtohen kufirit jugor.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me mbyllje të kufirit nëse Meksika nuk bën më shumë për të ndaluar migrantët pa dokumente.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...