Harvey Weinstein arrin marrëveshje për mbylljen e padive civile

Amerika

Harvey Weinstein arrin marrëveshje për mbylljen e padive civile

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:06
Harvey Weinstein

Sipas disa njoftimeve në media ish-manjati i filmave të Hollivudit Harvey Weinstein ka arritur një marrëveshje "paraprake" prej 44 milionë dollarësh për zgjidhjen e padive civile pasojë e dyshimeve të hedhura ndaj tij për ngacmime seksuale.

Personat në dijeni të marrëveshjes thanë se ajo është negociuar mes zotit Weinstein, atyre që dyshohet të kenë qenë viktima të tij, punonjësve të kompanisë së tij si dhe kreditorëve që u përfshinë në biznes me kompaninë e tij, përpara se shpallte falimentimin.

Marrëveshja prej 44 milionë dollarësh nuk ndikon tek çështja penale ende në proces, kundër Harvey Weinstein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat