SHBA, 10-vjeçarja bëhet fëmija e gjashtë emigrante që vdes nën kujdesin e autoriteteve

Amerika

SHBA, 10-vjeçarja bëhet fëmija e gjashtë emigrante që vdes nën kujdesin e autoriteteve

Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:17
SHBA

Një vajzë 10-vjeçare nga El-Salvadori kishte vdekur që vjet, në shtator, nën kujdesin e autoriteteve të kontrollit të emigrantëve në SHBA, por nuk ishte raportuar.

Për këtë arsye, demokratët në SHBA po kërkojnë që të hetohen vdekjet, ndërkohë që presidenti Trump vazhdon të premtojë se do të shtojnë masat për ndalimin e emigrantëve.

Disa nga fëmijët e tjerë që kanë vdekur janë Vilmer Hoze Ramirez Vaskez, 2 vjeç; Huan de Leon Gutierrez, 16; Felipe Alonzo-Gomez, 8 vjeç; Hakelin kaal Makin, 7 vjeç.

Nga janari deri në prill, në kufirin midis SHBA-ve dhe Meksikës janë ndaluar rreth 300 mijë emigrantë, dhe shifra vazhdon të rritet çdo muaj.

Zyrtarët thonë se nuk kanë mjaftueshëm mjedise për të pritur emigrantët që vijnë kryesisht nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvatorin, të cilët largohen nga dhuna, varfëria dhe persekutimi në vendet përkatëse, dhe kërkojnë azil në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat