Trump shkon në Japoni për vizitë ceremoniale

Amerika

Trump shkon në Japoni për vizitë ceremoniale

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:26
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe bashkëshortja e tij, Melania, arritën të shtunën për vizitë ceremoniale në Japoni. Qëllimi i saj është forcimi i marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Tokios.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, do ta presë presidentin amerikan në një gosti mbretërore dhe më pas do të marrin pjesë së bashku në një turne të sumos.

Dy liderët kanë marrëdhënie të mira, të cilat kryeministri japonez synon t’i theksojë edhe më tepër. Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara së voni i kanë vendosur taksa veturave të importuara nga Japonia pasi administrata e presidentit Trump po i cilëson ato si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara ndodhen në mesin e një lufte të shtrenjtë tregtare me Kinën në shenjë proteste për trajtimin e kompanive amerikane nga Pekini. Përpos me Kinën, edhe tensionet mes Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Japonisë janë duke u rritur.

Pritet që Trump dhe Abe të bisedojmë për tregtinë të hënën, por zyrtarët e kanë hedhur poshtë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë kësaj vizite.

Presidenti amerikan do të jetë udhëheqësi i parë i huaj që pritet nga perandori i ri japonez, Naruhito, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat