Analistët zbërthejnë mesazhin e dërgimit të trupave amerikanë në Lindjen e Mesme

Amerika

Analistët zbërthejnë mesazhin e dërgimit të trupave amerikanë në Lindjen e Mesme

Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:49
Trupat amerikane

Presidenti Donald Trump njoftoi se do të dërgojë 1500 trupa në Lindjen e Mesme për të penguar kërcënimin potencial që vjen prej Iranianit. Më parë këtë javë, zyrtarët e administratës Trump u thanë ligjvënësve se SHBA nuk po kërkojnë të provokojnë Teheranin. Por shumë janë të shqetësuar se mesazhet e ndryshme që dalin nga administrata mund të rrisin rrezikun e një konflikti dhe të zvogëlojnë mundësinë për të bindur Iranin që të ndalojë programin e armëve bërthamore. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara njofton.

Në këtë javë që i paraprin Ditës së Të Rënëve në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump vizituan të enjten varrezat kombëtare që ndodhen në Arlington.

Një ditë më pas zoti Trump njoftoi se do të dërgonte më shumë trupa për të adresuar tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.

"Do të dërgojmë një numër relativisht të vogël trupash, kryesisht për qëllimeve mbrojtjeje. Disa njerëz shumë të talentuar do të shkojnë në Lindjen e Mesme dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Bëhet fjalë për rreth 1500 vetë".

Anije luftarake amerikanë, destrojerë e avionë bormbardues, janë dislokuar tashmë në Gjirin Persik. Më parë këtë javë, zyrtarët e administratës thanë se kjo lëvizje ka rezultuar e sukseshme pasi i ka “ndaluar përkohësisht” kërcënimet që vijnë nga Irani.

"Ne jemi në rajon për të trajtuar shumë çështe, por jo për të hyrë në luftë me Iranin", tha sekretari i Mbrotjes në detyrë Patrick Shannahan.

Edhe Teherani thotë se nuk dëshiron luftë. Megjithatë sipas analistëve rreziku i përplasjes është i lartë.

"Secila palë po përpiqet të mbajë një qëndrim për ta shkurajuar marrjen e veprimeve nga pala tjetër. Pra me rritjen e pranisë ushtarake, Shtetet e Bashkuara nga njëra anë po i dërgojnë një mesazh iranianëve, nëse na sulmoni, do të kundërpërgjigjemi; nga ana tjetër iranianët po bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Dalia Dassa Kaye është Drejtore e Qendrës për Politikat Publike në Lindjen e Mesme në korporatën RAND.

Pas tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranit në vitin 2018, zoti Trump ka ndjekur një fushatë presioni maksimal përmes sanksioneve të ashpra me qëllimin për ta detyruar Iranin të ndalojë programin e prodhimit të armëve bërthamore si dhe të ndalë ekspansionizmin e Teheranit në të gjithë Lindjen e Mesme.

"Kemi bërë të ditura 13 kërkesa komplekse, të cilat ndikojnë në çdo aspekt të iranianëve, marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e tij si dhe me pothuajse gjithë botën", thotë Anthony Cordesman i CSIS.

Irani nuk ka gjasa t'i përmbushë këto kërkesa. Presidenti Hassan Rouhani i ka kundërshtuar bisedimet, duke deklaruar se Irani "nuk do të përkulet kurrë".

Çfarë do të ndodhë më pas mbetet e paqartë. Presidenti Trump ka folur ashpër ndaj Iranit, por ka bërë një fushatë kundër "luftërave që nuk përfundojnë kurrë”. Ndërkohë këshilltari për Sigurinë Kombëtare Xhon Bolton është shprehur për ndërrmarrjen e një veprimi ushtarak, madje dhe për ndryshim të regjimit.

"Paqartësia në lidhje me pikësynimet që ka kjo administratë, krijon probleme për të korrur sukses dhe për të arritur disa rezultate që do të donim të shihnim", thotë Dalia Dassa Kaye, RAND Corporation.

Disa analistë e shohin mungesën e qartësisë lidhur me Iranin si simbolikë të qasjes së përgjithshme të politikës së jashtme të zotit Trump, ku administrata do të bëjë presion të madh drejt një rezultati të dëshirueshëm, por do t’i mungojë besueshmëria në mesazhet që përçon.

"Mesazhi mund të vijë në formën e një strategjie të shprehur qartë, deri tek një postim në tweeter. Por në rrjedhën e përditshme nuk dihet kurrë se cili konkretisht është parimi udhëzues”, thotë Anthony Cordesman me qendrën CSIS.

Dislokimi i trupave është një ndryshim qëndrimi i zotit Trump, i cili ka theksuar vazhdimisht nevojën për të zvogëluar praninë e trupave amerikane në rajon./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat