SHBA, ekspozita prestigjioze shpërblen punimet e mira për mjedisin - Bota Sot
SHBA, ekspozita prestigjioze shpërblen punimet e mira për mjedisin

Amerika

SHBA, ekspozita prestigjioze shpërblen punimet e mira për mjedisin

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:53
SHBA

Më shumë se një milion lloje bimësh dhe kafshësh ka të ngjarë të zhduken për shkak të aktivitetit njerëzor, sipas një raporti të ri të OKB-së. Ky kërcënim ndaj Tokës ka frymëzuar një nga ekspozitat më prestigjioze artizanale në Amerikë për të nxjerrë në pah dhe shpërblyer, artistët të cilët krijojnë punime miqësore për mjedisin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh sjell hollësitë.

Çdo copë druri që ai e ka punuar me kujdes është marrë nga hangarë të vjetëruara, të rrënuara.

"Mendoj se përdorimi i materialeve të ricikluara nga burime të vjetra për të tërhequr breza të rinj zogjsh në botë, dhe krijesa të tjera, do të jepte një shembull të mirë për qëllimin tonë në botë, pra që ne të mos jemi vetëm shfrytëzues të saj, por të japim diçka për të".

Shumë punime të tij, si foletë për lakuriqët e natës dhe bufët, janë të stilit viktorian, ndërsa të tjerat janë kopje të ndërtesave reale. Ashtu si kjo shtëpi zogu që u frymëzua nga një ndërtesë e stilit të vjetër misionar spanjoll në Kaliforni.

Dhe ai madje ka bërë një punim të tillë për vajzën e ish-presidentit Gerald Ford.

Zoti Guertin është një nga 120 artistët që shfaqin punimet e tyre në ekspozitën e njohur Smithsonian Craft.

Dhe një nga 21 artistët, punimet e të cilët janë ndërtuar me materiale të riciklueshme, miqësore ndaj mjedisit, një fokus në rritje për organizatën Smithsonian.

Mimi Kirchner ndërton lodra arti nga materiale të hedhura.

"Punimet e mia janë bërë me pëlhura të përdorura, pëlhura të blera në dyqane që shesin artikuj të përdorur, dhe ndoshta nga koleksione të dikujt tjetër. Shumë prej tyre janë të vjetra, dhe unë i jap një jetë të re".

Kutitë e drurit që i punon Tim Arnold janë të frymëzuara nga Shakers, një sekt fetar i njohur për prodhimin e mobiljeve të mira shtëpiake prej druri.

"Këto kuti druri janë përdorur për magazinimin e ushqimeve të thata nga komuniteti Shakers në shekullin e 19-të. Kështu që unë përpiqem ta respektoj këtë traditë, por në të njëjtën kohë, ndërhyj paksa me personalitetin tim në disa nga kutitë, veçanërisht në pjesën e tyre të sipërme".

Ai shton mbi këto kuti disa objekte interesante, duke përdour materiale të pazakonta, si punime ekzotike druri, bakri dhe lëkurë të kafshëve.

Shumë lloje të artit janë shfaqur në ekspozitë, por veprat miqësore ndaj mjedisit janë një segment në rritje.

"Në vitet e fundit kemi vërejtur se artistët në shfaqjet tona kanë punuar me më shumë materiale dhe metoda të rinovueshme që janë të mira për mjedisin. Kështu që ne kemi vendosur që t'i shpërblejmë këto përpjekje duke ofruar Çmimin për Mbrojtjen e Mjedisit çdo vit në ekspozitën tonë", thotë JoAnn Symons, Presidente e Komisionit të Grave në Smithsonian. Ndërsa ka vetëm një fitues të këtij çmimi çdo artist që kontribuon për shpëtimin e planetit tonë, është pa dyshim një fitues në sytë e tokës./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...