Dhuna në burgjet e Brazilit, 40 të burgosur gjenden të vdekur

Amerika

Dhuna në burgjet e Brazilit, 40 të burgosur gjenden të vdekur

Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:49
Foto

Të paktën 40 të burgosur janë gjetur të vdekur në burgje të veçanta në Brazilin e veriut një ditë pasi 15 të burgosur u vranë në përplasjet mes bandave, thonë zyrtarët.

Vdekjet e fundit, të cilat u raportuan në Manaus, kryeqyteti i shtetit të  Amazonës, duket të jenë rezultat i asfiksimit, thanë autoritetet.

Ata shtuan se stafi kishte zbuluar viktimat gjatë inspektimeve të rregullta në katër objekte të burgjeve të ndryshme.

Shumica e viktimave u zbuluan në Institutin Antônio Trindade pranë Manausit, ndërsa vdekjet u raportuan edhe në ambientet e Puraquequara dhe Qendrës së Paraburgimit të Përkohshëm në shtetin  e Amazonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat