Miliona banorë mbesin pa energji elektrike në Ohajo

Amerika

Miliona banorë mbesin pa energji elektrike në Ohajo

Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:08
Ilustrim

Pesë milionë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, pas kalimit të tornados në shtetin e Ohajos, njoftuan sot autoritetet lokale dhe shërbimet meteorologjike.

”Disa pjesë të shtetit, në qendër të SHBA-së, janë gjithashtu të rrezikuara nga rritja e shpejtë e nivelit të ujit”, bën të ditur shërbimi meteorologjik kombëtar, National Ëeather Service.

Numri i saktë i të plagosurve është ende i pakonfirmuar, për momentin nuk ka njoftime për të vdekur.

Kalimi i tornados ka shkatërruar shtëpi dhe rrëzuar pemë në qytetin e Dayton./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat