Trump konfirmon datën e zyrtarizimit të kandidaturës për mandatin e dytë

Amerika

Trump konfirmon datën e zyrtarizimit të kandidaturës për mandatin e dytë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:54
Donald Trump

Presidenti i tanishëm i SHBA-së, Donald Trump, synon që këtë post ta mbajë edhe për një mandat.

Trump ka konfirmuar se më 18 qershor do ta zyrtarizojë kandidaturën edhe dytë.

“Shpalljen e kandidaturës për mandatin e dytë presidencial do të bëjë bashkë me Zonjën e Parë, Melania, zëvendëspresidentin, Mike Pence dhe Zonjën e Dytë, Karen Pence, më 18 qershor në Orlando të Floridas në qendrën Amway që ka 20 mijë ulëse”, ka shkruar tash Trump në Twitter.

“Na u bashkoni në këtë tubim historik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat