18-vjeçarja vdes në aksident, i shpëton jetën 4 të tjerëve

Amerika

18-vjeçarja vdes në aksident, i shpëton jetën 4 të tjerëve

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 23:15
Lindsay Stewart u shua pak orë para se të diplomohej, si pasojë e një aksidenti me makinë

Një 18-vjeçare humbi tragjikisht mëngjesin e së dielës së shkuar në Nolensville, Tennessee, në SHBA. Lindsay Stewart u shua pak orë para se të diplomohej, si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ajo udhëtonte në autostradë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë. Përgjatë gjithë javës, në komunitetin ku ajo jetonte janë mbajtur homazhe në nder të 18-vjeçares, ndërsa varrimi i saj do të mbahet këtë fundjavë.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, familja e Lindsay tha se vdekja e saj shpëtoi 4 jetë të tjera, pasi organet e saj u dhuruan.Miq e të afërm e përshkruajtën të renë si një vajzë të mrekullueshme dhe plot jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat