Lotaria amerikane 2020, ambasada njofton rregullat e reja për aplikantët

Amerika

Lotaria amerikane 2020, ambasada njofton rregullat e reja për aplikantët

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 20:29
Lotaria amerikane 2020

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se tani kërkon nga aplikantët për vizë të japin hollësi për llogaritë në median sociale, si dhe adresën e emailit dhe numrin e telefonit.

Rregulloret e reja për ata që kërkojnë vizë amerikane si vizitorë apo si aplikantë për të emigruar në Amerikë përfshijnë emrin e llogarisë së aplikantit në median sociale, të gjitha adresat e emailit dhe të gjithë numrat e telefonit që ka përdorur aplikanti gjatë pesë vjetëve të fundit.

Zyrtarët thonë se afro 15 milionë shtetas të huaj do të preken nga kjo kërkesë. Vetëm aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të përjashtohen nga këto kërkesa.

Aplikantët do të pyeten edhe nëse ndonjë prej të afërmve të tyre ka qenë i përfshirë në aktivitet terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat